Kryemadhi: Nuk ka faktor malinj që mund të prishë aleancën strategjike SHBA-Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në konferencen për shtyp që zhvilloi paraditen e kësaj të shtune, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partneri strategjik i vendit tonë.

Ndër të tjera, Kryemadhi ka theksuar se asnjë faktor nuk do të cenojë aleancën mbi 100-vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor nuk do të largojë aspiratat e shqiptarëve nga rruga e tyre tashmë drejt BE-së.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit

Falënderoj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e pandalur asnjëherë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve si partnerin tonë strategjik që si edhe mbrëmë në një moment të zhgënjimit të shqiptarëve, ata i qëndrojnë në krah popullit shqiptar dhe Shqipërisë, u qëndrojnë në krah aspiratave të shqiptarëve për Integrimin Europian.
Asnjë faktor malinj nuk do të cenojë dot aleancën tonë mbi 100-vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të largojë dot aspiratat e shqiptarëve nga rruga e tyre tashmë drejt BE-së.

SHKARKO APP