Kryemadhi nxjerr pamjet nga tërheqja e polices në Durrës: Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet
Policia ka gjobitur kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin, si dhe kryetaren e LSI-së Durrës, Kontjana Koçit, dhe aktivistë të tjerë të LSI-së për shkak se ato mbanin maska gjatë takimeve që zhvilluan paraditen e sotme me banorët e dëmtuar nga tërmeti i një viti më parë.
Por pavarësisht kësaj ngjarjeje, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke iu referuar ngjarjes së sotme, ku një police zgjodhi të mos përfshihej në debate mes kolegëve të saj dhe përfaqësuesve të LSI-së, deklaron përmes rrjeteve sociale se jo vetëm në Durrës, por në gjithë Shqipërinë ende ka shpresë, pasi sicc thotë ajo, shqiptarët kanë dinjitet.
“Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi”, deklaron kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa publikon dhe pamjet nga Durrësi.