Kryemadhi para gazetarëve: Po flas si Monika, jo si ish-bashhkëshortja e Ilir Metës

Monika Kryemadhi ka dalë një konferencë për mediat për të folur një ditës pas arrestimit të Ilir Metës.

“Nuk kisha ndërmend të dilja sot, nuk mund të them që isha shumë e qetë shpirtërisht për ta lexuar me detaje, duke parë me atë përqindje të asimilit për të kuptuar se çfarë po ndodhte vërtet. Sot do të flas si Monika, jo si ish-bashkëshortja e Ilir Metës. Që në nisje ishte një proces politik që nisi nga denoncimi im për inceneratorët.

Përveç korrektësisë sime e kam njoftuar dhe dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe që nga viti 1995 të familjes sime, mamasë time dhe familjarëve të tij. Mamaja ime e ka pasur rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Që ka kur ka nisur procesi është një proces politik, ka ardhur nga denoncimi për inceneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK pasi mendoja se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues do të ishin korrekt në marrëdhënien e çështjes sonë.
U thirrën për orë të tëra, janë rrëmbyer nëpër aeroporte miq të mi, të huaj e shqiptarë, u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme dhe janë intimiduar, por nuk kemi folur sepse kemi besuar te reforma për të cilën aleatët tonë kanë paguar. Deklarata dje ka shkelur nenin për sekretin hetimor”, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.

SHKARKO APP