Kryemadhi paraqitet në SPAK: Shumë shpejt do të njiheni me të vërtetat e Monikës

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ashtu siç e parashikon masa e marrë ndaj saj detyrim me paraqitje.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se ka evidentuar një sërë shkeljesh ligjore në dosjen ndaj saj.

Kryemadhi paralajmëroi se të gjithë do të njihen me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve.
Ajo është shprehur për gazetarët se nuk ka patur asnjë komunikim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta

“Nuk komunikoj me Metën, zero komunikim”, tha Kryemadhi.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojnë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha më tej Kryemadhi.

SHKARKO APP