Kryemadhi: Përmbytjet janë përgjegjësi e Ramës, por Rilindja u shërben veç oligarkëve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit. Ky reagim vjen pas konferencës së Edi Ramës, i cili foli për përmbytjet por që situatën e cilësoi pozitive, si pasojë e punës së qeverisë.
Teksa akuzon Ramën se u shërben veç oligarkëve, kryetarja e LSI-së nënvizon se kryeministri është kthyer sot në një krizë për vendin.
“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin!”,– shkruan Kryemadhi në Facebook.