Kryemadhi: Policia ditën përgjojnë simpatizantët e LSI-së, natën falen tek Saimir Tahiri
E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24 zëvendëskryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se njerëzit po kërcënohen me vendet e punës dhe me ndihmën ekonomike. Kryemadhi u shpreh se policia gjurmon aktivistët e LSI ditën dhe falen natën tek Sajmir Tahiri.
‘Unë mendoj se në momentin që sulmohesh je e rrezikshme për ta. Unë kur isha në Librazhd njerëzit kërcënoheshin me ndihmën ekonomike. Pra imagjino u thoshin se do u heqim 17 mijë lekëshin.
Policia është aq prezente sa njerëzit thërriten në komisariat se pse po shtron rrugën me cakull. Pra njerëzit futen ne presion psikologjik. Policia gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe falen natën tek Sajmir Tahiri”- tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha ndër të tjera se nuk do e ndryshonte kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan, por ka qenë e detyruar.
“Më detyruan të kandidoja në Elbasan. Shumë njerëz mendojnë se Monika është kokë fortë, por në fakt më detyroi partia se nuk do e ndryshoja kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan.
Unë jam në qarkun e Elbasanit, por ndjek edhe Tiranën. Tirana është gjë tjetër, pavarësisht presionit të administratës dhe policisë. Tiransit janë më snoba. Njerëzit në Elbasan janë të palexueshëm, nuk thonë kurrë jam me ty ose jo”- tha Kryemadhi.