Kryemadhi pret ambasadorin e ri të Britanisë, tregon edhe se për çfarë biseduan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur këtë pasdite në një takim ambasadorin e ri të Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith.

Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi shkruan se i kërkoi bashkëpunim për të çuar përpara synimet e përbashkëta.

”Mikëprita me kënaqësi në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Z. Alastair King-Smith. Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve tona”.

SHKARKO APP