Kryemadhi publikon videon nga takimet në Berat: Ndryshimi ka nisur, 43 ditë nga 25 prilli…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se partia e saj është e lidhur ngushtësisht me Beratin, duke shtuar se përfaqësuesit e saj për këtë qark vijnë me vizion zhvillimin e tij.
kryemadh1ii

Teksa ka postuar një video, në facebook, me momentet e takimeve që ka pasur në këtë qark, Kryemadhi shkruan se ndryshimi jo vetëm për Beratin, por për gjithë Shqipërinë do të vijë nëse në 25 prill shqiptarët bashkohen në kutitë e votimit.

Kryemadhi thekson se tashmë kur ndodhemi 43 ditë larg nga zgjedhjet, ndryshimi i Shqipërisë ka nisur dhe “zjarri i tij vlon në çdo shtëpi përgjatë gjithë vendit.”

Postimi i plotë:

LSI është e lidhur ngushtësisht me Beratin dhe përfaqësuesit tanë vijnë me vizion zhvillimi dhe plane konkrete për t’i rikthyer shkëlqimin dhe ekonominë e munguar qyteteve të gjithë qarkut.

Janë edhe 43 ditë drejt zgjedhjeve, më #25PRILL. Nga qyteti i një mbi një dritareve dhe malit të Tomorrit, theksova sot edhe njëherë se ndryshimin e bëjmë duke u bërë bashkë tek kutia e ndryshimit, si qytetarë të ndërgjegjësuar për fuqinë e votës në përcaktimin e të ardhmes së vendit, qytetit, familjeve tona. Ndryshimi i Shqipërisë ka nisur dhe zjarri i tij vlon në çdo shtëpi përgjatë gjithë vendit.

LSI përfaqësohet në Berat me tetë kandidatë për deputetë dhe ata janë: Ardit Çela, Blenard Nonaj, Esmeralda Qiorko, Petrit Sinal, Ilir Oboni, Lefter Maliqi, Esmeralda Hoxha dhe Shkëlqim Tafa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

SHKARKO APP