Kryemadhi: Punonjësit e Tatimeve po pushohen me listë partie. Tenderat sekretë janë…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi denoncon faktin se gjysma e punonjësve të Tatimeve po pushohen nga puna me listë partie. Sipas saj, tenderat sekret janë një pjesë e vogël e gjithë vjedhës të kësaj qeveria.
“A e dini ju që rreth gjysma e punonjësve të tatimeve po pushohen nga puna dhe po pushohen me lista partiake. Kush është i përfshirë në grupet e PS në zona të caktuara duhet të shkojë të regjistrojë emrat në mënyrë që të mos hiqet nga puna? A merret njëri me këtë gjë? Nuk merret njeri. Tenderat sekret janë një pjesë e vogël e gjithë opskurantizmit vjedhës të kësaj qeveria”,-tha Kryemadhi në “Ora News”.
Sipas Kryemadhit zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një absurditet. Masat e qeverisë tha ajo nuk kanë funksionuar, pasi sot kishim numrin më të lartë të të prekurve.
“Zgjatja e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor është një absurditet. A ndenjtëm 4 javë në karantinë. Duhet të ishte shuar covidi. Sot kemi ditën më të lartë të të shënuarve me Covid. Që do të thotë që masat e qeverisë janë jashtëzakonisht të këqija. Po pse me orar është virusi në rrugë? Pse virusi të shtunë të dielë del rrugëve dhe nuk del ditët e javës. A e kuptoni absurditetin që ka këtu? Nuk merremi me absurditetin e një kryeministri që drejton shtetin dhe shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore me facebook dhe WhatsApp. Kjo është qesharake”.
Nga ana tjetër, ajo tha se është një ide për të pastruar paratë e ndonjë trafikanti droge i cili merret me ndërtime në Shqipëri. “Janë bërë 4 amnisti fiskale, kush pa pasur ndërmend ti bëjë i ka bërë paratë. Po pse emigrantët kanë para për të deklaruar? Emigrantët i kanë para gjaku ato atje. Kjo është qesharake. Kjo është një ide për të pastruar ca para ndonjë evazion fiskal, ndonjë trafikant droge i cili merret me ndërtime në Shqipëri dhe do të bëjë dhe do të bëjë ndonjë pastrim parash dhe amnisti fiskale që bën marrëveshje me qeverinë dhe kaq. Kjo nuk është amnisti fiskale që do jetë amnisti fiskale dhe do përfitojë ai që ka shitur 5 kg sheqer dhe oriz dhe nuk ka deklaruar tatimet te kjo drejtoresha e tatimeve që po heq njerëzit nga puna. Është qesharake është mashtrim”.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/908247426262401/UzpfSTMyNDY4ODcxMDk3NzIxMTpWSzo5MDgyNDc0MjYyNjI0MDE/