VIDEO/Kryemadhi: Rama e ka kaluar masën me shqiptarët
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për “Report TV” deklaroi se nuk ka më asnjë komunikim me Edi Ramës.
E pyetur nga gazetari, Ilir Babaramo lidhur me goditjen me çizme, Kryemadhi tha se gjesti i saj ishte normal për nivelin me të cilin po qeverisë sot Edi Rama. Ajo tha se kryeministri ka kaluar çdo masë dhe limit ndaj shqiptarëve.
Lidhur me padinë e bërë nga Policia e Shtetit për deputetët e opozitës pjesëmarrës në protestë, Monika Kryemadhi thas e “policia ndjek urdhrat e Edi Ramës”.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1584347361678000/