Kryemadhi: Rama i vetëm përballë drejtësisë së shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat nga jashtë kuvendit, u shpreh se nuk ka më asnjë shpresë se kjo maxhorancë do ndryshojë. Ajo e quajti maxhorancën grup kriminal që ka uzurpuar institucionet e shtetit.

”Besoj se të gjithë e shikojmë se çdo ditë e më shumë nuk ka asnjë lloj shprese apo besimin se kjo maxhorancë e kapur do ndryshojë. Kjo maxhorancë ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por për çdo gjë që dëshirojnë qytetarët. Sot e tregoi se nuk ka më asnjë shpresë me këtë grup kriminal që kanë uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar. Nuk ka më asnjë shpresë me këtë monstër që vetëm jo i kanë varfëruar më shumë shqiptarët por i kanë denigruar”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se sot ngjarja në Kuvend tregon se përfundimisht nuk ka më asnjë zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E vetmja zgjidhje është dalja në rrugë dhe përmbysja e çdo elementi kriminal dhe për të dalë për t’i thënë Edi Ramës se ti ke ngelur vetëm. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij politike narkomane por edhe në përballjen me drejtësinë që do ta bëjnë shqiptarët. Atë drejtësi që ne si opozitarë dhe klasë politike e kemi votuar në 2016”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1627598174019585/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?