Kryemadhi: Rama ka investuar shumë për të sulmuar listën e LSI

Duke folur mbi listën e kandidatëve për deputetë të LSI në 12 qarqet e vendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ajo ka kaluar në proces vettingu. Por sipas Kryemadhit kundër listës së LSI ëshët investuar shumë në qarqe diplomatike për të sulmuar listën e LSI. Teksa theksoi se LSI ka listat më të pastra, një konfirmim i dhënë dhe nga KQZ që e kaloi pa asnjë ndryshim.

“Është investuar shumë, sidomos në qarqe diplomatike për të intimiduar dhe sulmuar listën e LSI, por për një gjë të jeni të bindur, që ajo është akoma më e rëndësishme dhe që dua të them është që lista e LSI është e pastë dhe e kristaltë dhe më e pastër se çdo listë tjetër. Ka kaluar një proces vettingu.
Është e vetmja listë në KQZ që ka kaluar pa asnjë ndryshim pikë e presje. Dy kandidatë janë në verifikim pasi kanë thyer vizën e punës kur kanë qenë në Francë dhe kanë kërkuar azil politik dhe është kthyer. Tjetri në Greqi. Por ata e kanë të deklaruar. Unë mendoj që duke u marrë me LSI kanë dashur më shumë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tyre. Ne kemi qenë shumë fair”,- tha Kryemadhi në një intervistë për TV Skampa në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?