Kryemadhi: Rinia, gratë dhe socialistët e zhgënjyer janë pro LSI-së. Do të dalin me dy lista në 25 prill
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ”Open”, tha ndër të tjera se LSI-ja synon votat e rinisë, e grave e të socialistëve të zhgënjyer nga Rilindja. Sipas saj, në zgjedhjet e 25 prillit forca politike që ajo drejton do të dalë në listë më vete.
”Të sinqertë, jam në kontakt me Bashën, i gjithë ekipi, janë në kontakt me njeri-tjetrin, duhet të shohim stilistikën e koalicioneve, por ka një koalicion, që është opozita e bashkuar. Është 1 listë, 2 apo 3 janë kalkulime matematikore që maksimalizojnë të gjitha votat. Ne do të dalim me listën tonë, ndërkohë që PD do të ketë listën e saj, por mund të kemi disa koalicione me dy të panjkohura, që do të përdoret për të maksimalizuar votën. Në disa qarqe po mendojmë të garojmë bashkë për të shmangur konkurencën mes nesh dhe për të maksimalizuar votën”.
Eni Vasili: Sipas sondazheve të deritanishme vërehet se në këtë mënyrë me lista të ndara nuk ka maksimalizim votash.
Kryemadhi: Nuk është e vërtetë. Hyrja në një listë PD-LSI bën që socialistët e zhgënyer të rrinë në shtëpi. Ndërsa ndarja jonë bëjnë që socialistët e zhgënjyer të dalin të votojnë. Ne parti e majtë jemi, nuk jemi e djathtë. Ato vota synojmë.