Kryemadhi në Shkodër: Socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, Rilindja shkatërroi emrin e PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e partisë në Shkodër. Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se strukturat e partisë janë gati për zgjedhje dhe afrimet e fundit nga PS drejt LSI tregojnë për një frymë fitore.

Kryetarja e LSI-së vlerësoi punën e ish-deputeti Agron Çela dhe të drejtuesve të tjerë të kësaj force politike në këtë qark. “Goni (Agron Çela) dhe Mondi (Edmond Ndou) faleminderit, por faleminderit edhe juve. Kjo është struktura, për këtë përgjigjet struktura. Nuk mblidhet vetëm për mbledhje, por mblidhet edhe për hallet e qytetarëve, edhe për hallet e banorëve, edhe për t’iu përgjigjur dhe për të qenë vëzhguese e çdo situate dhe problematike. Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe socialist, sot jemi të gjithë bashkë. Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze”,– tha kryetarja e LSI-së.

Së bashku më drejtuesit e LSI-së në Shkodër, anëtarin e Kryesisë Agron Çela dhe kordinatori i Qarkut Shkoder, Edmond Ndou, kryetarja e LSI vizitoi dhe disa nga zonat e përmbytura në njësinë administrative Ana e Malit.

 

SHKARKO APP