Kryemadhi takim me strukturat e Tiranës: Prioriteti ynë është arsimi cilësor dhe shëndeti i qytetarëve
Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Tiranë, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi së bashku me drejtuesin politik në këtë qark Përparim Spahiu, dhe me nënkryetarin Petrit Vasili, tha se prioriteti i LSI është arsimi cilësor dhe shëndeti i qytetarëve.
”Pika kulmore që njerëzit kanë në çdo takim është vështirësia që kanë në familje. Një nga pikat më të forta të LSI-së, kanë qenë të rinjtë dhe shpopullimi. Ne fokusin tonë e kemi shumë të qartë, te arsimi, shëndeti i qytetarëve, dhe t’i fuqizojmë ekonomikisht. Ditën e hënë do të jetë prezantimi i programit elektoral por dhe të gjitha angazhimet që LSI-ja do të ketë. Nuk ka më kohë për të humbur, çdo sekond e fituar është në favor të një të riu të reje, për të pasur një Shqipëri dinjitoze. Ajo që është shumë e rëndësishme është se pozitiviteti që kanë qytetarët për LSI-në. Asnjë nuk thotë dot që LSI nuk mban fjalën. LSI-ja do të kthejmë besimin e qytetarëve të politika. E demosdoshme është ndryshimi”,-tha Kryemadhi.