Kryemadhi takim me të rinjtë e LRI-së në Elbasan dhe Pogradec: Do sjellin ndryshimin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me ekipet drejtuese të LRI-së të Elbasanit dhe të Pogradecit, ku thotë se energjia që mori nga këta të rinj para nisjes energjike të fushatës, është e duhura për ndryshimin që i duhet vendit. Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi nënvizon se ”Dita kaloi shpejt dhe do të vij më shpesh për të kaluar më shumë kohë me të rinjtë e Pogradecit. Ata kujdesen aq shumë për vendin tonë dhe qarkun e tyre”.

Postimi i plotë

Ekipet drejtuese të LRI Elbasan dhe të LRI Pogradec janë bërë bashkë për të mbledhur forcat para nisjes energjike të fushatës. Dita kaloi shpejt dhe do të vij më shpesh për të kaluar më shumë kohë me të rinjtë e Pogradecit. Ata kujdesen aq shumë për vendin tonë dhe qarkun e tyre. Ata do të sjellin ndryshimin që do ta bëjë Shqipërinë të kthehet në shtëpi.

SHKARKO APP