Kryemadhi takon ambasadoren e SHBA
Politikë E Enjte, 5 Mars 2020 15:38
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Takimi mes Kryemadhit dhe diplomates Kim ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. Temë kryesore e takimit ka qenë reforma zgjedhore dhe përfundimi i saj brenda afatit të caktuar me 15 mars. Kryemadhi i ka shprehur ambasadores faktin se LSI është e angazhuar për përfundimin e reformës brenda këtij afati.