Kryemadhi uron Kurtin e Osmanin: Do të jemi krah për krah për bashkëpunim real

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet e Kosovës.

Kryemadhi uron suksese për parlamentin dhe qeverinë e re, duke u shprehur se është e bindur se dy liderët nga Kosova do t’u japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Postimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse.

Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.

SHKARKO APP