Kryemadhi uron Presidenten Osmani: Pres me padurim të punojmë për Integrimin Europian

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e kësaj të fundit si Presidente e Kosovës. Në mesazhin e Kryemadhit, theksohet kërkesa për të punuar për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe për realizimin e sfidës së Integrimit Europian.

Urimi i plotë

Urimet më të mira Presidentes Vjosa Osmani!

Urime popullit të Kosovës!

Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian.

SHKARKO APP