Kryemadhi: Vëzhguesit e LSI-së, kapin të vulosura dhe të plotësuara vota për PS në dhomën e fshehtë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar një parregullsi në procesin e votimit në Qendrën 1824 tek Njësia 5 në Tiranë.

Sipas saj, vëzhguesit e LSI-së kanë kapur dy fletë votimi të vulosura dhe të plotësuara për PS-në, të vendosura në dhomën e fshehtë. Pas kësaj është njoftuar KZAZ dhe është pezulluar procesi i votimit.

Pritet të sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse fletët e votimit janë harruar apo i kanë futur vetë dhe më pas nga Kryemadhi paralajmërohet denoncimi penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe….

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?