Monika Kryemadhi vizitë në SHBA. Takime në Senat, Kongres dhe DASH
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka nisur një një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetarja e LSI do të zhvillojë takime të rëndësishme në Senatin e SHBA, Kongres, si dhe do të takohet me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në qendër të takimeve do të janë zhvillimet politike në Shqipëri. Gjatë vizitës, kryetarja e LSI do të ketë takime dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptarë që jeton në SHBA.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shoqërohet nga nënkryetarja, Kejdi Mehmetaj, Shefi i Kabinetit të Kryetares së LSI, Eriol Braimllari dhe anëtarja e Kryesisë, Elona Guri.
Monika Kryemadhi ka vizituar disa herë vitet e fundit SHBA në takime protokollare.