Kryemadhi: Votoni! Votoni! Bëhuni pjesë e ndryshimit!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi doli në një konferencë të shkurtër për shtyp ku bëri thirrje që të gjithë qytetarët të votojnë në minutat e fundit që kanë mbetur.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ato të rinj dhe të reja që kanë qenë pjesë e këtij procesi, të gjithë ata burra dhe gra që duan ta ndryshojnë Shqipërinë dhe duan të sjellin më vërtetë atë klimë, atë frymë dhe atë entuziazëm. Mjafton që të shikoni qendrat e votimit, mjafton të shikoni fytyrat e të rinjve dhe të rejave që janë rrugëve të Tiranës, të Durrësit, të Elbasanit, të Korçës , të Shkodrës, të Sarandës, të Vlorës që ndryshimi është aty. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë. Sot vota juaj ndan përfundimisht tranzicionin. Sot përfundimisht vota juaj i jep drejtimin Shqipërisë drejt Europës, më të sigurt se kurrë”, tha Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

