Kryemadhi: “Zgjedhorja” miratohet pa ndryshime në Kuvend, Rama mashtroi ata që i futi në parlament
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv për të folur për reformën zgjedhore dhe dakordësimin e marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, ku tha se kjo ndodhi vetëm falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila u tregua e fortë dhe iu imponua si mazhorancës dhe opozitës në disa çështje ku u arrit dhe marrëveshja.
“Pati një dakordësi e cila u mundësua, se përplasja ishte e madhe për depolitizimin e komisioneve dhe funksionimi i KQZ, nga ndërkombëtarët. Vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shkruajti me dorën e saj dakordësimin e firmosur nga të katërt palët dhe ka qenë mjaft e fortë dhe imponuese për disa çështje si për opozitën dhe mazhorancën, gjë që në një farë mënyrë mund të thuash çfarë është ky qëndrim jo diplomatik, por përfundimi ishte dakordësimi i arritur dhe ecja e vendit përpara”, tha Kryemadhi.
Në lidhje me Reformën Zgjedhore Kryemadhi shprehet se opozita e mbaroi detyrën e saj dhe se është e para që voton për listat e hapura. Ajo thotë për opozitën e re se kryeministri Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh e premtime korruptive.
“I vetmi kusht ishte dakordësimi i draftit që u pranua nga mazhoranca ku vetë dakordësimi u bë shumë i qartë që do të miratohet pa asnjë ndryshim në parlamentin aktual. Unë jam e para për listat e hapura. Mua më duket qesharake, Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament në mbyllje dosjesh e premtime korruptive. Mjafton që sot kemi të ngritura institucionin e drejtësisë së re. Ne jemi koshient që grupi i opozitës drejtohet nga Taulant Balla. Do të dëshiroja që deputetët që bërtasin për listat e hapura do të ishte e ndershme që të kërkonin ligjin e referendumit. Mendoni që ato 75 mijë qytetarë të Tiranës kanë interes se me cilin proces zgjedhor do të zgjidhet Monika? Rama s’do të jetë për listat e hapura. Për sa i përket sistemit, nuk jemi ne për të vendosur se cili do të vendoset, por do të jenë vetë shqiptarët”, thotë Kryemadhi.
Listat
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh pro listave të hapura, por në marrëveshjen e arritur më 5 qershor u dakordësua vetëm për 5 rekomandimet e ODIHR-it.
“Në 5 kushtet e OSBE/ODIHR nuk ka ndryshim sistemi, por janë marrëveshja e 5 qershorit për të cilën u dokordësuam. Unë jam pro listave të hapura pasi kjo do të nxis votimin e gjithë shqiptarëve, por dorkodësimi u arrit vetëm për 5 kushtet dhe rekomandimet e ODIHR-it”, tha Kryemadhi.