Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe të Sllovenisë shkojnë sot në zonën e luftës. Takim me Presidentin Zelensky në Kiev

Liderët e tre shteteve europiane, Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë do të udhëtojnë për në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal.

Në një njoftim, zyra e shtypit tha se kryeministri polak Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Janša do të vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës si përfaqësues të Këshillit Europian.

Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Qëllimi i vizitës është të konfirmohet mbështetja e qartë e të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?