“Kryeministri 3D”, Paloka: Në 7 vite qeverisje, Rama vetëm propagandë mashtrimesh, i varfëroi shqiptarët deri në palcë
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka denoncon atë që ai e cilëson si “Kryeministri 3 D”, duke theksuar se Edi Rama në 7 vite qeverisje vetëm propagandë mashtrimesh ka bërë, ndërsa shqiptarët i varfëroi deri në palcë
“Për 7 vjet me radhë tha kaq shumë gënjeshtra sa nuk i mban mend as vetë.
Ndërtoi kaq shumë aeroporte, rrugë dhe shkolla në 3D sa në vitin e shtatë të keqqeverisjes, nën efektin e oligarkisë ka nisur të jetojë në realitetin virtual.
Sepse në të vërtetë s’ka ndërtuar as një metër rrugë, asnjë aeroport dhe asnjë vepër publike.
Kryeministri 3D ndërkohë që varfëron shqiptarët ofron vetëm propagandë bajate dhe premtime që kur s’i bëri për 7 vjet vetëm një mendje e sëmurë mund të besojë se do t’i bëjë në 7 muaj!”, shprehet Paloka teksa publikon në rrjetet sociale dhe një video nga “mashtrimet” e Ramës.