Kryeministri: Askush nuk me jep leksione në anglisht, frengjisht…!
Edi Rama ka qenë shumë i prerë dhe i ashpër në raport me disa kritika nga ndërkombëtarët, kur tha se “Askush nuk me jep leksione në anglisht, frengjisht…!”.
“Si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe mbështetësit e tij, unë besoj që të drejtën për të ndarë mendimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq askush. Kujtoj se i kemi mbështetur të gjitha veprimet dhe vendimet e SPAK-ut, pa ekuivok dhe pa komente; kujtoj se e kemi bërë të qartë qysh në krye të herës se për ne nuk ka të paprekshëm dhe se çdokush në radhët tona, që me drejtësinë ka llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur; kujtoj gjithashtu se nëse sot, ish-ministra, ish-deputetë apo ish-kryebashkiakë që tani janë prapa hekurave, ky është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë, që është se as unë dhe askush nga ne, nuk jemi angazhuar në rrugën e kësaj reforme për ta përdorur politikisht drejtësinë dhe as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politikë, siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë”, tha Rama.
Nënteksti ishte i qartë se për cilin ambasadore e kishte!
“Si mund të mos ngremë zërin, kur ish-gjyqtar apo ish-prokuror që janë përjashtuar nga Vettingu dhe po bëjnë vila?!”- shtoi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

