Kryeministri, batuta me banorët në Vlorë: Kam ndërruar parti për ty…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ndërtimin e rrugës Bunavi -Kërkovë në Vlorë.

“Dhe me një tjetër investim çlirues për potencialet e Vlorës, aksin Bunavi – Kërkovë, i cili ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit, për të hapur një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Qendër dhe Llakatund, e njëkohësisht për t’i shërbyer Bazës Ushtarake të Bunavisë, që do të ketë edhe forcat e emergjencave civile, duke ju dhënë kënaqësinë ta nisni ditën me energjinë e njerëzve të paepur të kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Të pranishëm kanë qenë edhe banorë të zonës, me te cilët Rama nuk i ka kursyer batutat kur një banor i tha Kryeministrit se ka ndërruar parti për të.

SHKARKO APP