Kryeministri bën autokritikë duke sulmuar për të shpëtuar nga idiotsia e mbylljes së xhamive për Fiter Bajramin. I lejon të dalin nesër të gjithë
Pasi vendosi që të mbyllen xhamitë edhe nesër, ndonëse kanë Fiter Bajramin myslimanët, si dhe pas dhjetra mijëra sms denoncuese dhe fyese ndaj kryeministrit, më në fund Rama dorëzohet dhe lejon që nesër të dalin lirshëm myslimanët
Ja reagimi i Edi Ramës:
Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre
KOHA JONË SONDAZH