Kryeministri britanik jep llogari në parlament

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka folur për herë të parë në Parlament në lidhje me skandalin e Panamasë, pas presioneve të vazhdueshme nga deputetët opozitarë.

Ai u shpreh se që prej vitit 2010 nuk ka patur investime në kompani off-shore dhe se vetëm gjatë orëve të fundit ka publikuar informacione mjaft të qarta në lidhje me të ardhurat e tij.

Cameron deklaroi se që prej zgjedhjes si Kryeministër nuk ka patur më të ardhura nga kompani të tilla, por theksoi se kapitali i është shtuar në mënyra të tjera të ligjshme, të cilat janë deklaruar edhe në autoritetet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Camerun: “Ditën e djeshme kam publikuar të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me fitimet e mia dhe sistemin me të cilin jam taksuar. Këto të dhëna nuk janë vetëm për vitin e shkuar, por për gjashtë vitet që kemi lënë pas. Përveç kësaj, unë kam dhënë edhe informacione të detajuara sa i përket pasurisë së trashëguar, të cilat i kam marrë nga familja. Pra qytetarët mund të shohin lirisht burimet e mia të fitimit, që jana paga ime si Kryeministër, mbështetja që kemi marrë unë dhe gruaja ime nga familjet respektive, dhënia me qera e banesës sonë të vjetër si dhe interesi që përfitojmë nga depozitat me interes.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Por e menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigjia e kreut të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn.

Corbyn u shpreh se një numër mjaft i lartë shtetasish britanikë përdornin parajsat fiskale dhe kompanitë off-shore për të shmangur detyrimet e tyre taksore.

Ai tha se pret mbështetjen e Kryeministrit si dhe të të gjithë anëtarëve të parlamentit për të luftuar këtë dukuri e cila sipas tij është e pandershme dhe dëmton rëndë ekonominë vendase.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?