Kryeministri britanik: Marrëveshja me Shqipërinë uli me 90% numrin e emigrantëve të paligjshëm në Britani

Në dhjetor të vitit të kaluar Kryeministri Rama dhe homologu i tij britanik Rishi Sunak nënshkruan një marrëveshje për të trajtuar çështjet që lidhen me kërkesat për azil dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nga Britania e Madhe.

8 muaj më pas kjo marrëveshje ka dhënë efektet e saj duke bërë që të ulet në mënyrë drastike numri i emigrantëve shqiptarë në këtë vend.

Në një video postuar në Twitter, Rishi Sunak nënvizon se falë marrëveshjes me Shqipërinë ka rënë me 90% numri i emigrantëve shqiptarë që i drejtohen vendit të tij:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pesë gjërat që po bëj për të ndalur emigrantët:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Kushdo emigrant që do të mbërrijë në Britani në mënyrë ilegale nuk do të mund të qëndrojë pavarësisht përpjekjeve të shumta që mund të bëjë, duke marrë parasysh ligjet e reja që priten të hyjnë në fuqi së shpejti.

– Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të ndaluar kalimin e emigrantëve përpara se të kalojnë Kanalin. Kemi nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me Shqipërinë e cila ka ndihmuar në uljen e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, me 90%.

– Kemi rritur me 50% bastisjen për punëtorët ilegalë gjithashtu.

– Farsa e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në hotele nga taksapaguesit do të ndalojë.

– E vetmja mënyrë për të qëndruar në Britani do të jetë nëpërmjet rrugëve legale. E di që ndalimi i emigrantëve është një prioritet për britanikët dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të arrijmë qëllimin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?