Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek reagojnë për arrestimin e Fredi Belerit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis . dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, kanë  reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë i Himarës dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri.

Dua t’i dërgoj një mesazh mikut tim të Shqipërisë. Zbatimin per sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do ta pranojë”, shtoi Mitsotakis.

Ndërsa ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka thënë:

Dua të pozicionohem edhe për diçka tjetër të cilën e konsideroj tepër të të rëndësishme, arrestimin e një anëtari të minoritetit etnik grek, Fredi Belerit, kandidat për bashkinë e Himarës në Shqipërisë, së bashku me të edhe të një tjetër shtetasi grek.

Doja të thosha se nëse nuk ka prova të pa kontestueshme, arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve përbën një skandal të vërtetë.

Njoftova për këtë edhe zotin Borrel si dhe ministrin e Jashtëm të Suedisë, që ka edhe kryesimin e radhës së Bashkimit Europian. Qeveria greke do të ndjekë çështjen nga shumë afër“.

SHKARKO APP