Kryeministri: ”Nuk është Amerika që bëri Reformën në Drejtësi”

Gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste të mbajtur në Fier, kryeministri Edi Rama theksoi se Reforma për Dejtësinë është propozuar nga PS në vitin 2008, kur në qeveri ishte PD. Ai theksoi se më parë krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në të gjithë territorin, kurse sot është tkurrur në vatra të caktuara.

”Ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik, njëri ”drejtësinë e re e solli Amerika”, tjetri pozicion është ”s’ka drejtësi të re, por ka një skap që ka kapur Edi Rama”. Të dyja këto janë të pavërteta”,-tha Rama.

”Nuk është Amerika që bëri Reformën në Drejtësi. Është PS-ja që e bëri dhe gjeti një mbështetje masive të aleatëve strategjikë. Reforma nuk bëhej dot pa mbështetjen e tyre. Por tjetër është ta udhëheqësh reformën dhe tjetër gjë ta mbështesësh. Ne sado të zotë të ishim, do e kishim të pamundur të sillnim në sallën e Kuvendit”,-tha më tej Rama.

SHKARKO APP