Kryeministri e bëri për vete vaksinën, po 2.8 milionë qytetarët e tjerë kur do vaksinohen?!

Nga Artan Hoxha-

Udhëheqësi u shfaq sot, serish para ekraneve për të tërhequr vëmendjen e publikut me një operacion marketingu të përseritur.

E bëri live para kamerave, vaksinen e dyte Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani jemi me lehtë se jetën e Komandantit, e siguruam.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po si t’ia bëjmë me 2 milionë e 800 mijë shqiptarët e tjerë?!

Gjithësejt, 1 mijë copë vaksina të dhanë kodoshet Pfizer, kujt t’ia bësh më parë!

O komandar, jo dy herë, po edhe shtatë herë ta bësh vaksinen e Covid-19, nuk na bën më përshtypje.

Çështje besimi është e shkreta.

Sikur të mos ishte publikuar, ai lajmi, që doktor Pipero u sëmur me Covid-19 pas vaksines së parë, me ndryshe do ishte puna!

Por dolen ato dreq përgjime te Ndrangheta-s, dhe ti s’kishe lajm tjetër me hutues, për publikun!

Vetëm po nderrove vendin ku ngulet gjilpera, mbase mileti, mund të ketë pak kuriozitet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?