Rama në Shkodër: Negociojmë anëtarësimin në BE, asgjë e ngjashme me ato që thotë këneta

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot nga Shkodra se nëse Shqipëria do të ishte e ngjashme me atë që thotë “këneta” vendi nuk do të ishte sot në tryezë me Bashkimin Europian për të negociuar anëtarësimin  në BE.

Në një takim elektoral në qytetin e Shkodrës, ku prezantoi investimet 10-vjeçare për këtë qark, Rama nënvizoi se Bashkimi Europian në këtë proces analizon dhe mbikëqyr çdo detaj të ecurisë së vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse ne nuk do të kishim bërë këto që kemi bërë dhe Shqipëria do të ishte 25% e ngjashme me si e përshkruan këneta, ne nuk do ishim dot sot në tryezë me BE për të negociuar anëtarësimin”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri theksoi se është e vërtetë se BE ka vizionin e vetë gjeopolitik dhe strategjinë gjeopolitike por kur vjen puna te negociatat nuk merret me politikë fare.

“BE shikon e ke bërë Reformën në Drejtësi apo jo, e ke korrupsionin apo nuk e ke. Ata kanë skuadër të supestazhionuar burokratësh që merren 24/7 me të gjitha vendet, jemi nën mbikëqyrje. Ata merren me çdo detaj, studiojnë çdo sektor”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se me BE-në po negociohen mbi 250 mijë faqe, mbi çerek milioni fletë që nuk janë fletë shënimesh.

“Nuk është çështje pusullash, janë kuadër rregullator i përgjithshëm, ligje, vendime, masa, standarde, kritere në çdo sektor dhe në negociata janë 1 mijë nëpunës të shërbimit civil ose institucioneve të tjera. Janë të gjitha institucionet e shtetit nga ato të drejtësisë, të pavarurat, rregullatorët. Janë gjithë ministritë, afro 40 grupe me negociatorët përkatës dhe 1 mijë janë nga krahu tjetër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se BE është makina më e madhe burokratike e botës.

“BE merret me çdo sektor, çdo detaj, çdo produkt. Do të negociosh çdo produkt dhe si do t’i hedhës ti hapat për të përmbushur x gjëra. Tani, si mundet që ata të pranojnë të negociojnë me një vend që nuk ka ujë, drita, bukë. Natyrisht ne kemi probleme në të gjitha këto drejtime, por janë shumë më të reduktuara se sa kanë qenë”, shtoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?