Kryeministri Edi Rama: Foto histori në oborrin e PS-së

Kryeministri Edi Rama ndau këtë të mërkurë në rrjetet sociale momente nga takimi me qytetaren Myzejen Turtulli, e cila i kërkoi ndihmë për shtetësinë shqiptare për djalin e saj. Turtulli i tha kryeministrit Rama se djalit të saj i kishin hequr nënshtetësinë në vitin 2013 dhe se e kishte konstatuar këtë në vitin 2017. Kreu i qeverisë e dëgjoi qytetaren Turtulli dhe premtoi se do ta verifikojnë këtë çështje dhe do t’i japin përgjigje. “Fotohistori në oborrin e Partisë Socialiste”, shprehet Rama. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

SHKARKO APP