Kryeministri Edi Rama ironizon deklaratat e Flamur Nokës me “Bufin e kënetës”

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në mënyrë ironike ndaj deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë një debati në një studio televizive.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kryeministri ka ndarë debatin mes Nokës dhe gazetarit Roland Qafoku, teksa ky i fundit i kujton deputetit të PD-së se “jeni ju që e shani SPAK-un organizatë kriminale, kryekriminel, ndërkohë që SPAK po bën gjithë këto punë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Era shtet do t’i vijë Shqipërisë në 12 maj e pas, era demokraci do t’i vijë këtij vendi dhe do të lulëzojë ekonomia shqiptare e çdo shqiptari nesër, dhe jo më ekonomitë e qeveritarëve”, thotë Noka në audion e videos së publikuar nga kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Audio e shoqëruar kjo me videon e një bufi, duke i sjell në vëmendje ndjekësve etiketimin që Rama artikulon shpesh herë ndaj kreut të PD, Sali Berisha: “Bufi i kënetës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?