Kryeministri Edi Rama sërish vizitë në Greqi, këtë herë për Forumin e Delfit

Pas ekspozitës me piktura që mbajti disa javë më parë në Athinë, kryeministri Edi Rama të premten do të jetë sërish në Greqi, pasi do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit. Forumi do të trajtojë një sërë çështjesh duke nisur që nga lufta në Ukrainë, globalizimi, drejtësia dhe politikat, energjia e deri te Greqia si një qendër arsimore dhe e ardhmja e Demokracisë.

Në këtë forum pjesëmarrës nga rajoni do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnbic.

Në Forumin e Delfit do të ketë mbi 990 folës nga 71 vende dhe qëllimi është për të adresuar sfidat e reja, për të ndikuar në axhendat kombëtare dhe rajonale dhe për të promovuar politika të qëndrueshme.

SHKARKO APP