Kryeministri Edi Rama takon Princin e Maltës Fra’ Matthew Festing

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Princin e Maltës Fra’ Matthew Festing, i cili ndodhet në vendin tonë me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maltës.

Kryeministri Rama dhe Princi i Maltës shprehën vullnetin e përbashkët për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, si në nivelin politik ashtu edhe në fusha të tjera, si shëndetësia apo shërbimet sociale ku bashkëpunimi është konkretizuar tashmë nëpërmjet një sërë projekteve të rëndësishme

SHKARKO APP