Kryeministri grek i dërgon mesazh Ramës për negociatat dhe i kujton ndihmat për tërmetin

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ritheksoi dhe njëherë se parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është minoriteti dhe respektimi i të drejtave. “Ne nuk duam që të mbyllen dyert e BE-së, por posaçërisht për Shqipërinë ka parakushte për respektimin e pakicës greke” tha ai.

Ai madje i dërgoi një mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama “Mesazhi është që ne ju mbështesim por nuk mund të pranojmë që të drejtat e pakicës greke të mos mbrohen“. Kyriakos Mitsotakis vijoi më tej duke treguar forcën ekonomike greke ne rajon.

Kur tërmeti goditi Shqipërinë kohët e fundit, ne ishim të parët që nxituam për të ndihmuar. Ne jemi ekonomia më e madhe dhe më e vjetër në rajon. Për dhjetë vjet kemi pasur probleme, por po rikuperojmë” përfundoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?