Kryeministri i Holandës vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Kryeministri Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare homologun e tij të Holandës, Mark Rutte.

Kreu i qeverisë holandeze është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Dëshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12.30 – Konferencë për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)

14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie

 

SHKARKO APP