Kryeministri i Hungarisë, letër urimi Berishës për postin si kryetar i PD

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kanë zhvilluar një letërkëmbim, teksa ky i fundit e ka uruar pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungari, ndërsa Orban i është përgjigjur me një letër falënderimi.

Në letërkëmbim Orban ka kujtuar edhe vizitën e ish-kryeministrit Berisha në Budapest në vitin 2017, duke vlerësuar shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje që përcaktuan fatin e dy vendeve.

Gjithashtu Orban i ka uruar Berishës suksese në detyrat e tij të reja me përgjegjësi të larta.

SHKARKO APP