Kryeministri i Hungarisë pret Ramën: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

”Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeministri Viktor Orbán, pas bisedimeve me Edi Ramën.

Orbán theksoi se Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE jo vetëm me simpati, por edhe sepse është në interesin e saj. ”Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht”.

Rama falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj në rrugën drejt integrimit evropian të Shqipërisë. ”Miqësia e vjetër bashkon hungarezët dhe shqiptarët dhe bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të forcohet më tej”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?