Kryeministri i Luksemburgut vizitë në Tiranë, Rama e pret me ceremoni zyrtare
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dhe një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ai u pritet me ceremoni nga kryeministri Edi Rama.
Ceremonia e pritjes është zhvilluar para Kryeministrisë në orën 09:30, ndërsa sipas agjendës në orën 10:30 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.