Kryeministri italian, Conte: Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka deklaruar se “Integrimi i Shqipërisë në BE dhe i vendeve të ish-Jugosllavisë duhet të vazhdojë”.

“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat aspirojnë të jenë pjesë e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha Conte duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdojë”, raportojnë mediat italiane.

Më tej, ai tha se procesi i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet sepse nëse nuk arrihet ky objektiv do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa dhe të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër.

Për kryeministrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të vendeve të ish-Jugosllavisë është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.

SHKARKO APP