Kryeministri italian mbërrin në Shqipëri
Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka mbërritur në Shqipëri ndërsa aktualisht ndodhet në kryeministri.
Kryeministri Italian do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë disa orësh, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Renzi do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Rama, do të takohet me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me komunitetin italian në Shqipëri.
Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.
Kufizime të qarkullimit do të ketë në aksin Rinas-Kashar-Rruga e Durrësit, sheshi “Shqiponja”, dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë është përgatitur ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë, ku Kryeministri Renzi do të pritet nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

