Kryeministri italian nesër në Tiranë, axhenda e plotë
Kryeministri italian Matteo Renzi viziton nesër Shqipërinë në ditët e fundit që Italia ka në drejtimin e BE-së.
Kryeministri Renzi ishte ftuar disa muaj më parë nga Rama për një vizitë ndërsa u konfirmua data 30 dhjetor.
Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri i Italisë do të zhvillojë takim me homologun Edi Rama, presidentin Bujar Nishani dhe kryeparlamentin, Ilir Meta.
Axhenda e Kryeministrit të Italisë:
Nesër, e martë, 30 dhjetor 2014, Kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi zhvillon një vizitë zyrtare njëditore në Tiranë.
Në ora 13:35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.
Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.
Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.
Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.