Kryeministri italian nesër viziton Tiranën
Kryeministri i Italisë Matteo Renzi, do të vije nesër në Tiranë për një vizitë një ditore.
Renzi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit. Ndërkohë njoftohet se Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa mësohet se do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.
Agjenda zyrtare e vizitës së kryeministrit Italian
ora 13.35 – do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë
ora 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat
ora 14.45 – konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi
ora 15.10 – kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
ora 15.40 – kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.