Kryeministri izraelit takohet me Putin në Kremlin

Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin të shtunën për të diskutuar krizën në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij, cituar nga Reuters.

Izraeli, shtëpia e një popullsie të konsiderueshme emigrantësh rusë, ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse zyrtarët më parë kanë minimizuar pritshmëritë për një përparim.

Izraeli është i ndërgjegjshëm për mbështetjen ushtarake të Moskës për presidentin Bashar al-Assad në Sirinë fqinje, ku Izraeli sulmon rregullisht objektivat ushtarake iraniane dhe të Hezbollahut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bennett besimtar hebre, e mori këtë fluturim në kundërshtim me ligjin e Shabatit, sepse judaizmi e lejon këtë kur qëllimi është ruajtja e jetës njerëzore, tha zëdhënësi i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?