Kryeministri: Jam i pakënaqur nga reformat e Qeverisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e qendrës dispeçer. Gjashtë milionë euro janë investuar për ndërtesën dhe 17 të tjera për ndërtimin e sistemit të monitorimit të të gjitha nën stacioneve elektrike në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se deri dje energjia ishte një mal pa Zot, ndërsa me investimet e kryera në vitet e fundit sistemi energjetik është integruar si pjesë e BE­-së.

Nga ana tjetër, Kryeministri i habiti të gjithë në një farë mënyrë kur deklaroi se ai vetë ishte më i pakënaquri me reformat e qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si Kryeministër i vendit, jam njeriu më i pakënaqur sot. Për arsyen e thjeshtë se jam i vetëdijshëm për padurimin dhe pritshmëritë e njerëzve”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?