Kryeministri kinez: Me Shqipërinë miqësi të thellë, tradicionale
Një miqësi të thellë, tradicionale dhe të shëndoshë e konsideroi Kryeministri kinez Li Keqijang bashkëpunimin mes Kinës dhe Shqipërisë.
Në prag të takimit të 3-të mes liderëve të Kinës dhe Europës Qendrore dhe asaj Lindore, që do të mbahet nesër në Beograd, Kryeministri kinez theksoi “miqtë janë si vera. Sa e vjetër, aq e mirë.
Sot, shumë njerëz në Kinë kujtojnë ende kontributin historik të Shqipërisë në vendosjen e të drejtave të ligjshme të Kinës në Kombet e Bashkuara në vitin 1971”.
Sipas tij, miqësia e thellë e tradicionale dhe besimi i shëndoshë e reciprok kanë hedhur një themel të fortë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Kinës e Shqipërisë, duke shtuar gatishmërinë e Qeverisë kineze për të forcuar vrullin e bashkëpunimit.
KOHA JONË SONDAZH

